Ndërlidhjet

331 të mbytur nga fundosja e anijes në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Ka arritur në 331 numri i të vdekurve, nga anija e fundosur në lumin Yangze të Kinës. Ekipet e kërkimit tashmë po mundohen të nxjerrin trupa të tjerë nga anija e cila u fundos pasi u godit nga një ciklon.

Nga fundosja e kësaj anjije vetëm 14 persona kanë shpëtuar. Ndërkaq, edhe rreth 100 trupa, shumica prej tyre e persona të moshuar, nuk janë gjetur akoma.

Kjo është tragjedia ujore më e madhe e Kinës që 70 vjet. Autoritetet fajësojnë lundrimin e anijes në kohën kur një ciklon i fuqishëm kishte goditur atë zonë. Ndërkaq, kapiteni dhe krye-inxhinieri i anjijes janë arrestuar.

Familjarët e viktimave kanë pyetur se nëse anija do të duhej të lejohej që të dilte në lundrim, pas shumë vërejtjeve se moti është i përkeqësuar.

Ekipet e shpëtimit kanë lidhur trupin e anijes më zhinxir dhe po mundohen që ngadalë ta nxjerrin atë në sipërfaqe.

XS
SM
MD
LG