Ndërlidhjet

Rreth 33 mijë maturantë iu nënshtruan testit të maturës


Ilustrim
Ilustrim

Rreth 33 mijë maturantë në Kosovë sot i janë nënshtruar testit të maturës. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës ka në vlerësuar se procesi i Provimit të Maturës Shtetërore ka përfunduar në përgjithësi me sukses.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Arsimit, me këtë provim është dëshmuar gatishmëri më e lartë te nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin e administrimit për organizimin dhe mbarëvajtjen e suksesshme të Provimit të Maturës Shtetërore.

MAShT thotë se ka përcjellë rastet e disa parregullsive të raportuara dhe tani do të pret raportet zyrtare nga administruesit dhe mbikëqyrësit e angazhuar dhe mbi bazën e raporteve të pranuara do të vlerësohet procesi i organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore, duke marrë edhe masa konkrete për çdo shkelje eventuale të dëshmuar.

XS
SM
MD
LG