Ndërlidhjet

Japonia premton ndihmë për Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka falënderuar Kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe për kredinë e premtuar prej 1.5 miliard dollarësh, e cila do të përdoret për zbatimin e reformave dhe projekteve të zhvillimit.

Poroshenko gjithashtu tha se Japonia ka premtuar një kredi prej 1.1 miliard dollarësh për trajtimin e ujërave të zeza.

"Unë mendoj se qeveria e Ukrainës është e përkushtuar dhe e gatshme për të lëvizur në drejtim të reformës," tha Shinzo Abe, i cili ka arritur për një vizitë dyditore në Kiev, në prag të fillimit të samititdyditor të grupit G7, i cili përfshin 7 vendet më të industrializuara.

Shino Abe ka njoftuar po ashtu se policisë ukrainase, policia japoneze do t’i dhurojë 1,500 makina hibride.

XS
SM
MD
LG