Ndërlidhjet

Numri një në botë në tenisin e femrave, Serena Williams ka mposhtur çeken Lucie Safarovca në finalen e French Open me 6-3 6-7 dhe 6-2 në sete.

Kështu Williams ka fituar titullin e 20-të grand slam. Williams me fitoren e sotme ndaj çekes Safarova ka fituar titullin e tretë në French Open, pasi në vitin 2002 dhe 2013, ajo po ashtu kishte dalë fituese.

Tashmë ajo është e treta në listën e femrave që kanë fituar më së shumti tituj grand slam, pas austrialianes Margaret Court që ka 24 tituj, gjermania Steffi Graff 22.

XS
SM
MD
LG