Ndërlidhjet

Talebanët marrin nën kontroll Yamgan, provincë në Badakhshan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët thonë se të paktën tre zyrtarë të sigurisë dhe tetë luftëtarët talebanë janë vrarë ku në një qark në verilindje të Afganistan është marrë nën kontrollin e talebanëve pasi rebelët kanë sulmuar pikat e kontrollit.

Militantët po sulmojnë rrethinën e Yamganit, provinca Badakhshan.

Shah Waliullah Adeeb, guvernator i Badakhshanit, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se gjatë natës ka pasur luftime ndërmjet forcave të sigurisë afgane dhe talebanëve.

"Kryengritësit kanë pësuar humbje dhe ka të vdekur”, tha ai, duke shtuar se forcat e sigurisë janë ende duke luftuar për të rimarrë kontrollin e qarkut.

Një tjetër zyrtar provincial i cili ka dashur të mbetet anonim, tha se vendiku po ndodhin luftimet është nën kontrollin e talebanëve dhe forcat e sigurisë kanë ikur.

Ky sulm mes këtyre forcave vjen pasi forcat amerikane dhe ato të NATO-s kanë përfunduar misionin e tyre ushtarak në këtë vend në fund të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG