Ndërlidhjet

Turqia mban zgjedhjet parlamentare


Ilustrim
Ilustrim

Qytetarët turq votojnë sot në zgjedhjet parlamentare.

Rezultatet do të përcaktojnë nëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan mund të fitojë shumicën dhe të ndryshojë Kushtetutën e Turqisë.

Erdogan ka thënë se synon të zhvendosë Turqinë nga sistemi parlamnetar që ka tani, në sistem presidencial.

Analistët, megjithatë, thonë se shumica në parlament e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim kërcënohet nga rritja e shpejtë e disa partive më të vogla,

Tuqia është anëtare e rëndësishme e NATO-s dhe një përzierje e rrallë e Islamit dhe demokracisë.

XS
SM
MD
LG