Ndërlidhjet

Mbi 2,000 migrantë shpëtohen në brigjet e Libisë


Ilustrim
Ilustrim

Mbi 2,000 migrantë janë shpëtuar nga varkat prej druri në brigjet e Libisë.

Marinat italiane, gjermane dhe irlandeze kanë marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.

Numri i migrantëve që bëjnë përpjekje të kalojnë Mesdheun, me shpresën për të arritur në Evropë, është rritur mbi 10 për qind në pesë muajt e parë të vitit 2015.

Qeveria e Italisë parashikon që 200,000 migrantë të arrijnë shtetin italian këtë vit, nga 170,000 sa kanë qenë në vitin 2014.

Afro 1,800 migrantë besohet se janë mbytur qysh nëfillim të këtij viti.

XS
SM
MD
LG