Ndërlidhjet

Jemen: Sulmet ajrore vrasin 22 persona


Yemen -- Huthi Shi'ite militants inspect damage following an air-strike by the Saudi-led coalition in Al-Thawra sport city, May 31, 2015

Yemen -- Huthi Shi'ite militants inspect damage following an air-strike by the Saudi-led coalition in Al-Thawra sport city, May 31, 2015

Zyrtarët në Jemen thonë se 22 persona janë vrarë mëngjesin e 7 qershorit nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Raketet kanë pasur për cak selinë e ushtrisë së Jemenit, në kryeqytetin Sanaa, e cila është nën kontrollin e rebelëve Huthi.

Ata thonë se shumica e të vrarëve janë ushtarë, të cilët ishin në zyret qendrore të ushrisë për të marrë rrogat.

Zyrtarët jemenas po ashtu thonë se nga këto sulme ajrore, ka pasur dëme të konsiderueshme materiale edhe në ndërtesat përreth.

Rebelët huthi dhe aleatët e tyre kanë gjuajtur me raketë Arabinë Saudite më 6 qershor, por zyrtarët sauditë thanë se kanë arritur që ta hedhin në ajër atë, para se të arrintë të godiste cakun e paraparë.

Koalicioni ka nisur sulmet ajrore më 26 mars kundër rebelëve iranianë të mbështeturë nga rebelët shiitë, të njohur si Huthi, dhe aleatët e tyre.

Rebelët kanë arritur që të marrin nën kontroll kryeqytetin Sanaa në shtatorin e vitit 2014. Ata më vonë kanë avancuar edhe në veri dhe jug të Jemenit.

XS
SM
MD
LG