Ndërlidhjet

Irani nuk lejon delegacionin e PE-së të flas me media


Ilustrim
Ilustrim

Mediat raportojnë sot se personeli i sigurisë iraniane ua ka ndaluar një delegacioni të Parlamentit Evropian, që të flasin për mediat e huaja në Teheran.

Delegacioni i kryesuar nga gjermani Elmar Brok, kishte planifikuar një konferencë për shtyp në hotelin e tyre, në fund të vizitës së tyre dy-ditore.

Sidoqoftë, zyrtarët e sigurimit të hotelit, raportohet se nuk kanë lejuar që kjo konferencë të ndodhë, duke thënë se ata nuk janë marrë vesh paraprakisht për një gjë të tillë me hotelin.

Brok gjithashtu është ndaluar që të flas me gazetarët jashtë hotelit dhe madje gazetarët janë detyruar të largohen.

Eurodeputeti Brok më pas ka refuzuar që të jap intervistë për televizionin shtetëror, në shenjë proteste.

AFP citon eurodeputetin Brok të ketë thënë se : “Kjo gjë na la përshtypje të keqe, por ky incident i pakëndshëm nuk na e prishin vizitën”, ka thënë ai.

Delegacioni i Parlamentit Evropian është takuar me politikanë të lartë iranianë duke përfshirë këtu edhe kryeparlametarin Ali Larijani dhe zëvendëspresidenten e Iranit, Mosoumeh Ebtekar.

XS
SM
MD
LG