Ndërlidhjet

Obama, Merkel: Sanksionet anti-ruse mbeten në fuqi


Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë thënë sot se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë do të vazhdojnë të mbesin në fuqi, derisa të respektohet krejtësisht marrëveshje e armëpushimit në Ukrainë.

“Të dy liderët kanë diskutuar për krizën që po ndodhë në Ukrainë dhe janë pajtuar se kohëzgjatja e sanksioneve do të duhet të jetë qartazi e lidhur me zbatimin e plotë nga ana e Rusisë, të marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Minks, dhe respektimi i plotë i sovaritetit të Ukrainës”, thuhet në njofimin e Shtëpisë së Bardhë.

Liderët e 7 vendeve më të industrializuara (G7)për dy ditë do të zhvillojnë samit në Gjermani, ku temë kryesore do të jetë kriza në Ukrainë.

Obama dhe Merkel kanë pasur bisedë private para se të fillonte punimet samiti. Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan ka deklaruar se liderët e G7-ës duhet të bashkohen që të “ballafaqohen me agresionin rus në Ukrainë”.

Konflikti në Ukrainën lindore ka filluar qysh në prill të vitit të Kaluar, dhe sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, prej fillimit të konfliktit janë vrarë 6,400 njerëz.

Marrëveshje e armëpushimit është arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë, por prej arritjes së saj, ajo ka qenë e brishtë.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se po mbështetë me armë dhe trupa separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, akuza këto që Rusia i hedhë poshtë.

XS
SM
MD
LG