Ndërlidhjet

Rreth 6,000 migrantë shpëtohen në Detin Mesdhe


Foto: Arkiv

Foto: Arkiv

Italia thotë se rreth 6,000 refugjatë janë shpëtuar, teksa kanë tentuar që të kalojnë Detin Mesdhe gjatë 48 orëve të fundit.

Rojet bregdetare italiane thanë se refugjatët u kapën nga ekipet e shpëtimit nga Italia, Gjermania, Britania dhe vendet e tjera ervopiane, në një total prej 30 operacionesh.

Rreth 80 kilometra larg brigjeve të Libisë, 5,851 refugjatë u nxorrën nga uji më 6 dhe 7 qershor. Të gjithë pritet që do të dërgohen në Itali.

Këtë vit është rritur numri i refugjatëve dhe migrantëve që kanë marrë rrugëtim të rrezikshëm në det nga Afrika për në Evropë. Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se më shumë se 1,800 persona janë mbytur.

BE-ja ka reaguar duke rritur praninë e saj në Mesdhe por është mundur në betejën e saj se si të ballafaqohet me refugjatën kur ata të arrijnë në breg.

XS
SM
MD
LG