Ndërlidhjet

Scala: Rusia dhe Katari mund të humbin organizimin e Kupës së Botës


A logo of the FIFA is seen at the top of its headquarters on May 27, 2015 in Zurich. Swiss police raided a Zurich hotel to detain six top football officials as part of a US investigation into tens of millions of dollars of bribes paid to sport leaders, Sw
A logo of the FIFA is seen at the top of its headquarters on May 27, 2015 in Zurich. Swiss police raided a Zurich hotel to detain six top football officials as part of a US investigation into tens of millions of dollars of bribes paid to sport leaders, Sw

Një zyrtar i FIFA-s thotë se Rusia dhe Katari mund të humbin të drejtën e organizimit të Kupës së Botës, nëse dalin prova se gjatë procesit të tenderit ka pasur korrupsion.

Komentet e Domenico Scala, kre i komitetit të auditimit dhe konformitetit në FIFA, janë komentet e para të një zyrtari të lartë të kësaj organizate, që tregon se vendet nikoqire mund të humbasin të drejtën e tyre për të organizuar Kupën e Botës.

“Nëse ekzistojnë dëshmi se Katari dhe Rusia kanë fituar të drejtën e të qenurit nikoqir përmes rryshfetit, ky vendim mund të anulohet”, ka thënë Scala në intervistën dhënë për gazetën zvicerane Sonntagszeitung.

Ai ka shtuar se prova të tilla deri më tani “nuk janë gjetur”.

Më 27 maj policia zvicerani arrestoi 7 zyrtarë të FIFA-s pas akuzave të ngritura për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet zvicerane gjithashtu kanë hapur një hetim të ndarë për organizimin e Kupës së Botës më 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar.

Më 2 qershor, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Sepp Blatter tha se ai do të jap dorëheqje pas aferës së korrupsionit në institucionin që ai udhëheqë.

XS
SM
MD
LG