Ndërlidhjet

logo-print

AKP në Turqi humbë shumicën absolute


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare në Turqi është drejtë fundit. Deri më tani, siç njofton transmetuesi turk i CNN, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka fituar 40.8 për qind të votave.

Bazuar në këto rezultate, del se AKP për herë të parë që prej vitit 2002, nuk ka arritur që të fitojë shumicën absolute në parlamentin turk. Sipas rezultateve paraprake, AKP do të fitonte 258 ulëse në parlament, nga 550 gjithsej. Për të qeverisur si parti e vetme, asaj do t’i duheshin 274 ulëse.

Këto rezultate shihen si humbje për partinë e Erdoganit, të cilët kanë shpresuar që të marrin vota të mjaftueshme për të siguruar shumicën absolute, e cila do t’u lejonte që të bënin ndryshime kushtetuese të cilat do ta fuqizonin postin e presidentit.

Ndërkaq, partia krysore kurde, HDP ka arritur të fitoj 13 për qind të votave, duke fituar kështu 79 uëlse në parlament.

XS
SM
MD
LG