Ndërlidhjet

Mina ujore vret një roje bregdetare në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Në anije e rojës bregdetare të Ukrainës, ka hasur në një minë ujore teksa ishte duke lundruar afër portit të qytetit lindor të Mariupolit, duke shkaktuar një eksplodim të madh, e cila la të vdekur një roje bregdetare dhe plagosi pesë të tjerë.

Shërbimi shtetëror i rojës bregdetar në Ukrainë, ka thënë se kapiteni i anjijes vazhdon të jetë i zhdukur.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe detaje të tjera mbi këtë incident nuk ka.

Mariupoli është një pikë e nxehtë në konfliktin në Ukrainën lindore në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

E shtrirë përgjatë bregdetit të Detit Azov, Mariupoli ndodhet në një rrugë kryesore e cila lidhë pjesë të Ukrainës lindore të kontrolluar nga rebelët dhe Krimenë, e cila është aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG