Ndërlidhjet

Në Vaziristan vriten 19 militantë dhe 7 ushtarë


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Paksitanit thotë se në përleshjen e armatosur në veriperëndim të një rajoni rajoni fisnor janë vrarë 19 militantë dhe 7 ushtarë.

Luftimet kanë ndodhur gjatë natës në rajonin fisnor në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin.

Ushtria njofton se një militant ka hedhur vetën në erë, ku ka lënë të vdekur 7 ushtarë.

Ky shpërthim shkaktoi një betejë të armatosur në me stë militantëve dhe trupave qeveritare.

Vaziristani Verior që prej fillimeve të viteve 2000 ka qenë njëri prej qendrave të Al-Qaedas dhe Talebanëve. Ushtria pakistaneze, prej vitesh është duke luftuar kundër militantëve.

XS
SM
MD
LG