Ndërlidhjet

Kievi: 42,500 rebelë të stacionuar në lindje të Ukrainës


Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Stepan Poltorak
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Stepan Poltorak

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak ka thënë se 42,500 separatisë dhe ushtarë rusë janë të stacionuar në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare janë duke luftuar me separatistët pro-rusë që prej prillit të vitit 2014.

“Ata kanë 558 tanke, makina luftarake, sisteme artilerie dhe armë të tjera”, ka thënë Poltorak në takimin e Këshillit Ndër-parlamentar Ukrainë NATO që është mbajtur sot në Kiev.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka thënë javën e kaluar se më shumë se 9,000 shërbyesë rusë janë në territorin e Ukrainës.

Sipas ministrit Poltorak, më shumë se 100 pjesëtarë ukrainas dhe më shumë se 50 civilë janë vrarë që prej se është nënshkruar marrëveshja e armëpushimit në muajin shkurt.

Ai gjithashtu ka thënë se rreth 24,000 shërbyes rusë janë të vendosur në gadishullin e Ukrainës, në Krime, të cilën Moska e ka aneksuar në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG