Ndërlidhjet

logo-print

Rifillojnë luftimet në Maryinka të Ukrainës lindore


Usharë ukrainas në Maryinka

Usharë ukrainas në Maryinka

Kievi thotë se kanë rifilluar luftimet në qytetin e Maryinka-s, 30 kilometra në perëndim të Donjeckut, në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i Ushtrisë, Andriy Lisenko tha sot se separatistët pro-rusë kanë hapur zjarrë në pozicionet e trupave qevetare dhe po përdorin mortaja.

Një zyrtarë i rebelëve, Eduard Basurin, ka përgënjeshtruar këtë deklaratë, duke e cilësuar atë si të “pakuptimtë”.

Më 3 qershor, në një ofanzivë të rebelëve pranë Maryinkas, janë përdorur armë të rënda dhe artileri, të cilat janë të ndaluara në marrëveshjen e Minskut.

Prej fillimit të konfliktit të Lindje të Ukrainës në prill të vitit 2014 më shumë se 6,400 njerëz janë vrarë.

XS
SM
MD
LG