Ndërlidhjet

Moska akuzon Kievin në adresë të G7-ës


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror ka akuzuar Kievin zyrtar, për tentim të “përshkallëzim” të konfliktit në lindje të vendit, në prag të samitit të 7 vendeve më të industrializuara (G7)

Sot, në një konferencë për media në Moskë, Lavrov tha se : “Kjo është si një xhol në duart e autoriteteve ukrainase- ne, ukrainasit do ta pengojmë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, por do të jetë Rusia ajo që do të vuaj pasojat sepse askush nuk do t’i heq sanksionet kundër Rusisë”.

“Me miratimin e një qëndrimi të përbashkët, ku sanksionet kundër Rusisë lidhen me zbatimin e marrëveshjes së Minskut vetëm nga Rusia”, tha Lavrov “partnerët tanë perëndimor janë bërë pengje të qeverisë aktuale ukrainase”.

Në ditën e parë të samitit të G7-ës, presidenti i SHBA-ve Barack Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë thënë se sanksionet ekonomike kundër Rusisë do të mbesin në fuqi, derisa Rusia të respektojë marrëveshjen e Minskut dhe t’i jap fund luftimeve në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG