Ndërlidhjet

Arrestohet ish-zëvendëspresidenti iranian


Ish-zëvendëspresidenti i Iranit Hamid Baghaei
Ish-zëvendëspresidenti i Iranit Hamid Baghaei

Ish-zëvendëspresidenti i Iranit, Hamid Baghaei është arrestuar sot.

Kështu njofton agjencia iraniane, e cila citon zëdhënësin e gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni-Ejeie.

Por, ende nuk dihen se për çfarë shkeljes është arrestuar Baghaei.

Baghaei ishte zëvendës i ish-presidentit Mahmud Ahmadinejdat.

Në janar edhe një tjetër ministër i Ahmadinejad-it, ish-zëvendëspresidenti i parë Mohammad Reza Rahimi është arrestuar. Ai më pas u dënua me 5 vjet burg dhe është detyruar që të paguaj 1.1 milion dollar, për marrje të rryshfetit.

Qeveria aktuale e presidentit Hassan Rohani ka akuzuar qeverisje e Ahmadinjeadit për përvetësim parashë, gjatë tetë vjetëve në detyrë.

XS
SM
MD
LG