Ndërlidhjet

Koreja e Jugut në "luftë" me MERS-in


Kore e Jugut

Kore e Jugut

Koreja e Jugut po lufton që të frenojë shpërthimin e virusit vdekjeprurës Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme, i njohur si MERS.

Koreja Jugore ka regjistruar tashmë viktimën e gjashtë nga ky virus.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë sot se ka regjistruar 23 raste të reja të infektuara, të cilat kanë çuar në 87 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Koreja e Jugut ka numrin më të lartë të të infektuarve me MERS, pas Arabisë Saudite.

MERS-i shkakton kollitje, temperaturë dhe nganjëherë pneumoni fatale.

XS
SM
MD
LG