Ndërlidhjet

Obama, i bindur se IS-i do të dëbohet nga Iraku


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është i bindur se organizata terroriste e Shtetit Islamik (IS) do të dëbohet nga Iraku.

Duke folur pas një takimi me kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi, Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të rrisin ndihmën për forcat irakiane.

Obama dhe Abadi janë takuar në Gjermani, në margjina të samitit të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

Abadi ka falënderuar Obamën dhe liderët e tjerë të G7-ës për mbështetjen e qeverisë së tij në luftën kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG