Ndërlidhjet

Pistorius do të lirohet nën "mbikëqyrje"


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Oscar Pistorius do të lirohet me kusht më 21 gusht, pas një rekomandimi nga Departamenti Korrektues i Afrikës së Jugut.

Atleti olimpik është dënuar me pesë vjet burg në vitin 2014, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e së dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Sipas ligjit në Afrikën e Jugut, ai ka të drejtë të lirohet nën “mbikëqyrjen korrektuese”, pas kryerjes së një të gjashtës së dënimit.

Piustorius, i cili i ka të dyja këmbët e amputuara, ka qëlluar dhe vrarë Steenkampin në shtëpinë e tij në Pretoria, në shkurt të vitit 2013.

Pistorius ka thënë se e ka ngatërruar atë më një hajdut.

XS
SM
MD
LG