Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko asgjëson pesë marrëveshje me Rusinë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka nënshkruar ligjin me të cilin braktisen pesë marrëveshje dypalëshe midis Ukrainës dhe Rusisë, për bashkëpunim në mbrojtje.

Masat fillimisht janë miratuar nga Parlamenti i Ukrainës.

Marrëveshjet e asgjësuara përfshijnë atë të tranzitit përmes Ukrainës të personelit ushtarak rus, i cili është i pozicionuar në Republikën e Moldavisë.

Rusia mban trupa dhe paqeruajtës në rajonin separatist të Moldavisë, Transdniester, edhe pse qeveria moldave ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre.

XS
SM
MD
LG