Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani ekzekuton vrasësin e 7 vjeçarit


Prindërit e vrasësit të dënuar me vdekje Shafqat Hussain

Prindërit e vrasësit të dënuar me vdekje Shafqat Hussain

Autoritetet pakiztaneze kanë thënë se për herë të katërt, një njeri është dënuar me ekzekutim për vrasjen e një 7 vjeçari, kur ai ishte 14 vjeç.

Liaquat Khoso, zyrtar në Qendrën e Burgimit të Karaçi tha se Gjykata e Lartë ka aprovuar vendimin që Shafqat Hussain të ekzekutivet vetëm pak orë para se ishte paraparë që ai të varej.

Gjykata e Lartë ka thirrur një seancë urgjente dëgjimore, me tre panele gjyqësore të kryesuara nga shefi i gjyqësisë për këtë rast.

Familja e Hussainit dhe avokatët e tij thonë se ai ishte torturuar teksa kishte dhënë dëshminë e tij për vrasjen e 7 vjeçarit.

Rasti i Hussainit është rasti më i njohur i ekzekutimit prej se qeveria hoqi një moratorium mbi dënimin me vdekje.

Ekzekutimi i tij u ndërpre tri herë më parë, pasi kishte protesta të mëdha nga publiku dhe nga grupet e të drejtave të njeriut.

“Dënimi i tij është qartazi shkelje e ligjeve për të rinjtë në Pakistan, të cilat nuk lejojnë ekzekutimin e personave për dënimin e kryer para moshës 18 vjeçare”, ka thënë Sarah Belal nga Projekti për Drejtësi në Pakistan.

XS
SM
MD
LG