Ndërlidhjet

Lideri kurd thotë se IS qëndron prapa sulmeve me bomba


Lideri i partisë kurde në Turqi Selahattin Demirtas
Lideri i partisë kurde në Turqi Selahattin Demirtas

Grupi militant i Shtetit Islamik qëndron prapra sulmit me bombë e cila kishte për cak Partinë Pro-Kurde në Turqi, gjatë fushatës zgjedhore, ka thënë kryetari i kësaj partie.

Tre njerëz u vranë në dy shpërthime që ndodhën më 5 qershor, në qytetin e Diyarbakirit në juglindje të Turqisë, pak minuta para se Selahttin Demirtas, kreu i Partisë Demokratike të Njerëzve, t’i adresohej masës së tubuar.

Të paktën 200 njerëz të tjerë u plagosën në këtë sulm.

HDP, më 7 qershor, u bë partia e parë kurde që arriti të hynte në Parlamentin Turk, pasi që me lehtësi kaloi pragun zgjedhor prej 10 për qind.

Demirtas ka akuzuar se sulmet në partinë kurde i kanë kryer persona të lidhur me grupin militantë Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG