Ndërlidhjet

Pentagoni: Forcat irakiane avancojnë në Baijit


Foto arkiv
Foto arkiv

Forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë hapur linjë të furnizimit në qytetin e Baijit pranë një rafinerie nafte, duke avancuar kundër grupit militant Shteti Islamik.

Qyteti dhe rafinerie janë në një rrugë strategjike në veri të Tikritit dhe autostrada Bagdad-Mosul.

Pentagoni e ka kofirmuar që ushtria irakiane gjatë fundjavës, së bashku me forcat e sigurisë kanë hyrë në qendër të qytetit.

Koloneli Steve Warren, zëdhënës i Departametit të Mbrojtjes, tha se ai nuk ishte i gatshëm që të deklaronte se rafineria e Baijit dhe qyteti është “çliruar”, por tha se është bërë përparim i dukshëm.

“Forcat miqësore kanë filluar që të hyjnë në qytet dhe në mënyrë sistematike janë duke mposhtuar armikun”, tha ai.

XS
SM
MD
LG