Ndërlidhjet

Rusia mohon se marrëveshja me Iranin po zbatohet


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët rusë kanë thënë se është herët që marrëveshja për naftën dhe mallëra me Iranin të fillojë, pavarësisht raportimeve të mëhershme që Moska veç se ka filluar ta zbatojë marrëveshjen.

Kjo marrëveshje mund ta ndihmojë Moskën, e cila po përballet me sanskionet e Perëndimit për shkak të krizës në Ukrainë, për të forcuar praninë e saj në Iran. Por, akoma nuk ka një marrëveshje në mes të Teheranit dhe fuqive botërore për programin bërthamorë, e cila do të hiqte sanksionet nga Republika Islamike.

Regullatori i sigurisë së ushqimit në Rusi, ka deklaruar për agjencinë RIA se shitja e grurit me Iranin ka filluar, por më pas ky fakt u mohua nga ky institucion.

Ndërkaq agjencia iraniane, ka cituar ministrin e naftës duke thënë se gjatë kësaj jave do të fillojë Rusia do të importojë naftë nga Teherani.

Por, ministri rus për energji, më vonë ka deklaruar se është akoma herët që marrëveshja të filloj së zbatuari.

XS
SM
MD
LG