Ndërlidhjet

Parlamenti rumun s’ia heq imunitetin kryeministrit


Kryeministri rumun Victor Ponta
Kryeministri rumun Victor Ponta

Parlamenti i Rumanisë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve për t’ia hequr imunitetin kryeministrit Victor Ponta, i cili është i dyshuar në një aferë korruptive.

Me 231 vota kundër dhe 120 pro, ligjëvënënësit rumun kanë hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve të anti-korrupsionit, të cilët e kanë akuzuar kryeministrin për falsifikim, shpërlarje parashë, konflikt interesi dhe evasion fiskal.

Ponta në mes tjerash është i akuzuar se ka marrë 72,000 dollarë nga një firmë juridike e cila është e lidhur me disa punë fiktive juridike në vitet 2007-2008. Ai dyshohet se ka përdorur ato para për të blerë dy apartamente në Bukuresht.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis ka kërkuar nga Ponta që të jap dorëheqje.

Ponta i cili mohon akuzat, ka thënë se vetëm parlamenti, ku partia e tij, Partia Social Demokrate dhe parterët e saj kanë shumicën, mund ta shkarkojnë atë.

XS
SM
MD
LG