Ndërlidhjet

Yee: Ballkani duhet të bashkëpunojë në luftën anti-terrorizëm


Hoyt Brian Yee

Hoyt Brian Yee

Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka vlerësuar angazhimin e shteteve të Ballkanit në luftën kundër terrorizmit.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Yee ka theksuar nevojën e bashkëpunimit më të madh ndërmjet vendeve për shkëmbim të informacioneve.

“Disa popullata janë më të brishta ndaj këtij fenomeni, prandaj është e rëndësishme të kuptohet se cilat janë shkaqet dhe motivet që luftëtarët e huaj të dërgohen nga Ballkani perëndimor në Siri, Libi ose Irak. Ato motive janë të ndryshme, që nga ato ekonomike e deri tek aktivitetet ideologjike ose të grupeve religjioze që i rekrutojnë. Prandaj, është e rëndësishme që nga ajo rrugë t’i zmbrapsim në veçanti të rinjtë, të cilët nuk shohin alternativë”, ka thënë Yee.

Zyrtari i lartë amerikan po ashtu ka thënë se duhet të punohet në fuqizimin e Ballkanit perëndimor, të sigurohet mjaft punë dhe arsimim adekuat.

“Është mjaft e rëndësishme që të bashkëpunohet në rajon për zbatimin e ligjit, mbrojtjes dhe aksioneve policore. Për këtë arsye është e rëndësishme që t’iu mundësohet vendeve që dëshirojnë t’i qasen NATO-s, që këtë edhe ta bëjnë. Sepse, anëtaret e NATO-s kanë treguar gjatë viteve që janë më të afta për luftë kundër kërcënimeve globale”, ka thënë Yee për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG