Ndërlidhjet

AI: Ban të adresojë të drejtat e njeriut në Uzbekistan


Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International po i bën thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, që të “përballet me lidershipin e Uzbekistanit mbi rekordin e tmerrshëm të të drejtave të njeriut”, gjatë vizitës së tij më 12 qershor.

Në një deklaratë për media, grupi që ka bazën në Londër, i ka bërë thirrje sekretarit Ban që të “rikthej fuqishëm” thirrjet e mëparshme të OKB-së që Tashkenti zyrtar, të respektoj obligimet ndërkombëtare dhe të kërkojë nga ekspertët për të drejtat e njeriut të OKB-së që t’u lejohet hyrja në shtet.

Amnesty thotë se autoritetet e Uzbekistanit duhet të zotohen për “reforma të menjëhershme dhe t’i japin fund torturave dhe mizorive dhe sjelljeve të tjera abuzivee të qeverisë”.

John Dalhuisen, drejtor i AI-së për Programin për Evropë dhe Azi Qendrore tha :“Edhe me vizitën e paralajmëruar të sekretarit Ban, policia dhe aparatura e sigurisë në Uzbekistan vazhdon të kryejë haptazi akte të torturës”.

Javën e kaluar, Elena Urlaeva, shefe e grupit për të drejtat e njeriut uzbek “ Aleanca e Mbrojtësve”, tha se ishte dënuar nga policët dhe i ishte nënshtruar dhunës dhe poshtërimit seksual, pasi që ajo kishte mbledhur informacione për punë të detyrueshme në sektorin e pambukut.

XS
SM
MD
LG