Ndërlidhjet

Zyrtarët e BE-së: Propozimi i Greqisë s’është i mjaftueshëm


Ilustrim
Ilustrim

Propozimi i ri për reforma që Greqia ua ka dorëzuar sot institucioneve që prezantojnë kreditorët e saj, nuk është i mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje e cila do të zhbllokonte fonde të reja, thonë zyrtarët e Bashkimit Evropian.

“Ajo çka është dorëzuar nuk është e mjaftueshme që procesi të ecën përpara”, i ka thënë një zyrtar i BE-së agjencisë Reuters.

“Kjo nuk është e mjaftueshme dhe nuk është e pranueshme për shtetet anëtare, do të thoja unë”, ka thënë një zyrtar tjetër.

Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, i cili ka marrë propozimin grek, ripërsëriti qëndrimin e mëparshëm se zyrtarët e BE-së do ta studiojnë propozimin dhe theksoi se zyrtarët e tjerë të BE-së nuk “flasin në emër” të Komisionit.

Zëdhënësi Margaritis Schinas, më herët u ka thënë gazetarëve se Komisioni, së bashku me Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, kanë vlerësuar sugjerimet greke “me zell dhe kujdes”.

Ai nuk pranoi që të komentojë mbi natyrën e propozimit që Greqia ka bërë.

XS
SM
MD
LG