Ndërlidhjet

23 sulme ajrore kundër IS-it në Siri dhe Irak


Foro arkiv
Foro arkiv

Shtetet e Bashkuara së bashku me forcat aleate kanë kryer 14 sulme ajrore në Irak dhe 9 në Siri kundër militantëve të Shtetit Islamik, gjatë 24 orëve të fundit, njofton ushtria amerikane.

Sulmet në Irak kanë goditur zonat afër Mosulit, Tal Afar-it, Kirkuk-it dhe Makhmur-it, duke shkatërruar ndërtesa, pozicione të luftëtarëve dhe sisteme raketore që i përkisnin grupit militantë, thuhet në një deklaratë e përbashkët të Task Forcës.

Në Siri, 6 nga sulmet ajrore kanë qenë përreth Kobanit afër kufirit me Turqinë dhe 3 sulme të tjera afër qytetit të kontrolluar nga IS, Raqqa, ku janë shkatërruar njësitet taktike, 3 anije të furnizimit, një eksavator, pozicione të luftëtarëve dhe makina.

XS
SM
MD
LG