Ndërlidhjet

Libia mirëpret planin për qeveri uniteti


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë thënë se fraksionet ndërluftuese në Libi kanë reaguar pozitivisht ndaj propozimit për formimin e qeverisë së unitetit.

I dërguari i OKB-së në Libi, Bernandino Leon, ka thënë se është optimist nga bisedimet që janë zhvilluar në Marok.

Propozimi i OKB-së bën thirrje për qeveri njëvjeçare të unitetit, ku këshilli i ministrave, i udhëhequr nga kryeministri dhe dy zëvendës, do të ketë autoritetin ekzekutiv.

Luftimet midis dy qeverive rivale të Libisë dhe forcave të tyre të armatosura vazhdojnë qysh në vitin 2011, kur është përmbysur nga pushteti Muammar Gaddafi.

XS
SM
MD
LG