Ndërlidhjet

logo-print

Dy murgesha nxirren nga ashensori pas tre ditësh


Romë

Romë

Dy mugresha janë nxjerrë të gjalla nga një ashensor në Romë, ku kanë qenë të bllokuara për tri ditë, pa bukë dhe pa ujë.

Njëra murgeshë 69 vjeçe nga Zelanda e Re dhe tjetra 58 vjeçe nga Irlanda janë bllokuar të premten e kaluar në Manastirin Marist, për shkak të një problemi me energjinë elektrike.

Sipas mediave italiane, ato kanë thirrur për ndihmë, por gjatë fundjavës nuk ka qenë askush në ndërtesë.

Ato janë zbuluar të hënën nga një pastrues, i cili ka thirrur policinë pasi i ka rënë ziles në manastir dhe nuk ka marrë përgjigje.

Policia më pas ka hyrë në ndërtesë dhe ka dëgjuar murgeshat në ashensor.

Dy gratë kanë thënë se janë lutur shumë gjatë kohës sa kanë qenë të bllokuara.

Ato më pas janë dërguar në spitalin pranë për trajtim nga dehidrimi.

XS
SM
MD
LG