Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: 11 të dënuar me vdekje për trazirat në futboll


Port Said, 2012.

Port Said, 2012.

Një gjykatë në qytetin e Egjiptit, Port Said, ka dënuar 11 persona me vdekje, për shkak të rolit të tyre në trazirat në futboll më 2012, në të cilat janë vrarë mbi 70 veta.

Verdikti ka ardhur në fund të rigjykimit të 73 të pandehurve.

Gjykata ka dënuar edhe 40 të pandehur të tjerë deri në 15 vjet burg, ndërsa pjesa tjetër është liruar.

Gjykimi i parë ka përfunduar në mars të vitit 2013, kur 21 të pandehur janë dënuar me vdekje.

Gjykata e Apelit ka urdhëruar rigjykimin në shkurt të vitit të kaluar.

Trazirat më 2012 kanë nisur në fund të një ndeshjeje në Port Said midis ekipit vendës, Al Masry, dhe atij të Kajros, Al-Ahly.

XS
SM
MD
LG