Ndërlidhjet

Dy të vrarë në përleshjet në Turqi


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët kanë bërë të ditur se sulmuesit e armatosur në juglindje të Turqisë kanë vrarë drejtorin e një organizate të ndihmës, të lidhur me një pari islamiste kurde.

Rasti ka shkaktuar përleshje, në të cilat është vrarë edhe një tjetër person.

Një polic dhe dy gazetarë mësohet të jenë plagosur po ashtu në incidentin në Diarbakir, i cili është qyteti më i madh i Turqisë i banuar me popullatë kurde.

Motivi i sulmit nuk dihet.

Marrëdhëniet midis mbështetësve të dy grupeve kurde në rajon – Partisë Islamiste Huda dhe Partisë Popullore Demokratike (HDP) – janë të tensionuara.

Incidenti vjen dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Turqi, në të cilat HDP ka fituar për herë të parë ulëse në Parlament.

HDP ka dënuar ashpër sulmin, duke thënë se ka qenë një akt i provokimit për të nxitur armiqësi të mëtejshme mes grupeve.

XS
SM
MD
LG