Ndërlidhjet

OKB mbyll agjencinë për reagim ndaj Ebolës


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Reagim Urgjent ndaj Ebolës, e cila ndodhet në kryeqytetin e Ganës, Akra, do të mbyllet së shpejti, për shkak të rënies së numrit të rasteve me virusin vdekjeprurës.

Kreu i misionit, Peter Graaff, ka takuar sot presidentin e Ganës për ta falënderuar për mbajtjen e agjencisë qysh në shtator të vitit të kaluar.

Një ekip i vogël do të qëndrojë deri në fund të qershorit, për të koordinuar operacionet ajrore, ka thënë agjencia e njohur si Unmeer.

Gana nuk ka qenë e prekur nga epidemia në Afrikën Perëndimore, e cila ka vrarë mbi 11,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG