Ndërlidhjet

Nis hetimi i deputetit që kundërshtoi aneksimin e Krimesë


Ilya Ponomaryov
Ilya Ponomaryov

Komiteti Hetimor i Rusisë ka thënë se ka nisur një hetim penal kundër Ilya Ponomaryovit, përfaqësuesit të vetëm në Dumën e Shtetit, i cili ka votuar kundër aneksimit të Krimesë nga Ukraina, në vitin 2014.

Ponomaryov, anëtar i partisë Vetëm Rusia, akuzohet për përvetësim të mjeteve të ndara për një projekt shkencor.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka thënë se Ponomaryov jeton aktualisht jashtë Rusisë dhe se Komiteti planifikon të lëshojë urdhër-arrest ndërkombëtar për të.

Në muajin prill, Duma Shtetërore e Rusisë, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, ka votuar për t’i hequr Ponomaryovit imunitetin nga ndjekja penale.

Në gusht të vitit 2014 është raportuar se Ponomaryov jeton në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG