Ndërlidhjet

Daçiq do shpjegime nga Britania për rezolutën e Srebrenicës


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se pret përgjigje nga Birtania e Madhe, në lidhje me planet e saj për harmonizimin e një rezolute për Srebrenicën.

Britania, me partnerët e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po punon në harmonizimin e një rezolute, me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, me qëllim që të nderohen viktimat dhe të inkurajohen hapa të mëtejshëm drejt pajtimit dhe një të ardhmeje më të mirë për Bosnje dhe Hercegovinën, ka thënë sot ambasada britanike në Beograd.

Daçiq ka thënë se ka kërkuar nga ambasadori britanik që Londra të japë shpjegime për qëllimet e saj, duke marrë parasysh se teksti i rezolutës eventuale nuk është ende i njohur.

Ai ka kujtuar se Serbia nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit, por ka thënë se është shumë e interesuar për këtë çështje.

Daçiq ka shtuar se Serbia është kundër “keqpërdorimit” të përvjetorit të krimit për qëllime politike dhe se është “absolutisht i padiskutueshëm” përkujtimi i viktimave të çdo krimi, e ashtu edhe i atyre të Srebrenicës.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë 8,000 burra dhe djem myslimanë, më 1995, në Srebrenicë.

XS
SM
MD
LG