Ndërlidhjet

Kerry poston fotografi nga spitali


John Kerry - foto arkivi
John Kerry - foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka postuar në Twitter një fotografi të tijën nga spitali në Boston, duke thënë se është mirë dhe se është duke punuar.

Dhjetë ditë më parë, Kerry ka thyer këmbën në një aksident me biçikletë në Alpet Franceze.

Në fotografi, Kerry duket i ulur në karrige, duke pushuar këmbën e djathtë dhe duke folur në telefon.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Kerry do të jetë në gjendje që të udhëtojë në Evropë, në fund të këtij muaji, për rrethin e fundit të negociatave me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG