Ndërlidhjet

Evakuohet dhoma e konferencave në Shtëpinë e Bardhë


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka thënë se dhoma e konferencave e Shtëpisë së Bardhë është evakuuar të martën, për shkak të një kërcënimi me bombë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se presidenti Barack Obama nuk është evakuuar.

Zonja e Parë, Michelle Obama, dhe dy vajzat e tyre kanë qenë pranë në banesën e Shtëpisë së Bardhë dhe po ashtu nuk janë zhvendosur.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë ndërprerë një konferencë të drejtpërdrejtë dhe kanë evakuar Dhomën e Konferencave James S. Brady.

Pas 20 minutave, gazetarët janë lejuar të rikthehen në Dhomë, pasi zyrtarët e Shërbimi Sekret në vendin e ngjarjes kanë thënë se çdo gjë është e sigurt.

XS
SM
MD
LG