Ndërlidhjet

Pakistani var personin që u dënua si 15-vjeçar


Pakistan
Pakistan

Pakistani ka ekzekutuar me varje një person, i cili ka qenë vetëm 15 vjeç kur është dënuar me vdekje, nën akuzat për vrasje.

Ekzekutimi ëshë bërë me gjithë protestat e grupeve të të drejtave të njeriut dhe të Kombeve të Bashkuara.

Aftab Bahadur Masih është dënuar me vdekje për vrasjen e tre personave në vitin 1992, por organizatat e të drejtave të njeriut kanë thënë se dëshmitarët që kanë përfshirë Bahadurin, janë torturuar.

Avokatët e Bahadurit kanë thënë se edhe ai është torturuar për të pranuar fajësinë.

Dëshmia e marrë nga tortura është e papranueshme.

Në kohën e vrasjeve, dënimi me vdekje ka qenë i ligjshëm për 15-vjeçarët, por mosha minimale është rritur në 18 në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG