Ndërlidhjet

28 të vrarë në dhe përreth Bagdadit


Irak
Irak

Shpërthimet me bomba kanë vrarë të martën 28 persona në dhe përreth Bagdadit.

Policia ka thënë se sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në Rrugën e Palestinës, në lindje të Bagdadit, duke vrarë 10 veta, përfshirë tri gra.

Qeveria e Irakut është në luftë me militantët e Shtetit Islamik (IS), të cilët kanë pushtuar territore të mëdha të këtij vendi, ashtu si edhe të Sirisë.

Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar dërgimin e 1,000 trajnerëve dhe këshilltarëve shtesë, për të ndihmuar forcat irakiane në luftën kundër IS-it

XS
SM
MD
LG