Ndërlidhjet

logo-print

AI-së nuk i lejohet hyrja në Azerbajxhan


Logo e Amnesty International

Logo e Amnesty International

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) ka thënë se Qeveria e Azerbajxhanit i ka ndaluar hyrjen në Baku, ku ka planifikuar të protestojë kundër shkeljeve të të drejtave humane, në prag të Lojërave Evropiane.

Amnesty ka thënë se është detyruar të anulojë planet, pasi qeveria ka thënë se delegatët e saj nuk janë të mirëseardhur deri pas Lojërave, të cilat nisin më 12 qershor dhe përfundojnë më 28.

Amnesty International ka planifikuar të mbajë një konferencë me tëmën “Azerbajxhani: Lojërat e Shtypjes. Zërat që nuk do të mund t’i dëgjoni në Lojërat e para Evropiane”.

Konferenca ka pasur për qëllim të nxjerrë në pah shtypjen që u bëjnë autoritetet azerbajxhanase gazetarëve, anëtarëve të opozitës dhe aktivistëve.

Në një tjetër zhvillim, edhe aktivistja politike britanike, Emma Hughes, është ndaluar në aeroport të Azerbajxhanit dhe i është thënë se është në “listën e kuqe” të njerëzve që nuk mund të hyjnë në Azerbajxhan.

XS
SM
MD
LG