Ndërlidhjet

logo-print

Germanwings: Mbetjet e viktimave kthehen në Dyzeldorf


Francë - Vendi ku është rrëzuar aeroplani i kompanisë Germanwings.

Francë - Vendi ku është rrëzuar aeroplani i kompanisë Germanwings.

Mbetjet e 44 viktimave nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Germanwings kanë arritur në Dyzeldorf të Gjermanisë, ku do t’iu dorëzohen familjeve për varrim.

Kompania ajrore Lufthansa ka dërguar arkivolet me një aeroplan mallrash, mbrëmjen e së martës.

Bashkëpiloti Andreas Lubitz besohet se ka rrëzuar qëllimisht aeroplanin e tipt Airbus A320 në Alpet Franceze në muajin mars, duke vrarë të 150 njerëzit në bord.

Gjashtëmbëdhjetë nga viktimat kanë qenë nxënës të një shkolle të mesme, të cilët ktheheshin nga Barcelona.

Familjet do të lejohen sot që të vizitojnë arkivolet në Dyzeldorf.

XS
SM
MD
LG