Ndërlidhjet

Ekstremizmi “nuk justifikohet me vlerat islame”


Astana, 10 qershor 2015.

Astana, 10 qershor 2015.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta në luftën kundër ekstremizmit fetar në botë.

Duke iu adresuar Kongresit të pestë të Liderëve të Botës dhe Feve Tradicionale në Astana, Nazarbaev ka thënë se “ekstremizmi nuk mund të justifikohet me vlerat islame”.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për fundin e të gjitha konflikteve ushtarake, duke thënë se “metodat e dhunshme për zgjidhjen e ndonjë kundërthënieje politike duhet të refuzohen me vendosmëri”.

Nazarbaev ka krijuar Kongresin e Liderëve të Botës dhe Feve Tradicionale në vitin 2003, për të forcuar imazhin e Kazakistanit si shtet modern dhe tolerant.

Ky kongres mbledh liderë politikë dhe fetarë, ashtu si edhe akademikë nga e gjithë bota.

XS
SM
MD
LG