Ndërlidhjet

logo-print

Vajza e Nemtsovit dënon propagandën ruse


Zhanna Nemtsova

Zhanna Nemtsova

Vajza e politikanit të vrarë rus, Boris Nemtsov, ka akuzuar mediat që mbështesin Kremlinin për përhapje të propagandës së urryer.

Ajo ka thënë se ka lënë Rusinë për të jetuar në mërgim.

Zhanna Nemtsova i ka thënë BBC-së se ka marrë kërcënime.

Në një artikull për një gazetë, ajo ka thënë se propaganda ruse i ka bërë jehonë epokës së gjenocidit në Gjermaninë naziste dhe Ruandë.

“Makina e informacionit e Putinit, e ngjashme me ato të Gjermanisë naziste dhe Ruandës, po përdor metoda kriminale të propagandës dhe po mbjell urrejtje që gjeneron dhunë dhe terror”, ka thënë Zhanna Nemtsova.

Nemtsov, kritik i Kremlinit, është qëlluar për vdekje në Moskë, në muajin shkurt.

Pesë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me vrasjen, të gjithë ata nga republika ruse e Çeçenisë.

XS
SM
MD
LG