Ndërlidhjet

Ukraina vazhdon të luftojë me një zjarr masiv


Vasilkiv, Ukrainë

Vasilkiv, Ukrainë

Ekipet e emergjencës vazhdojnë të luftojnë me një zjarr masiv në jugperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, por zyrtarët thonë se nuk ka rrezik nga përhapja e flakëve.

Shefi i Shërbimit Emergjent të Shtetit, Mykola Chechotkin, ka konfirmuar sot se zjarri në një depo karburanti pranë qytetit Vasilkiv, 30 kilometra nga Kievi, ka vrarë pesë njerëz dhe ka plagosur 12 të tjerë.

Ai ka thënë se gjashtë cisterna vazhdojnë të digjen.

Zjarri ka nisur mbrëmjen e së hënës në një cisternë dhe është përhapur në së paku 16 kontejnerë, shumica e tyre me benzinë.

Një shpërthim i madh ka ndodhur po ashtu mëngjesin e së martës.

Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

XS
SM
MD
LG