Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja jugkoreane shtyn vizitën në SHBA


Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, ka shtyrë vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Shetet e Bashkuara, për të mbikëqyrur luftën e vendit të saj kundër Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme, i njohur si virusi MERS.

Njoftimi nga zyra e saj vjen në ditën kur autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar dy viktima të reja dhe 13 të infektuar të rinj.

Shifrat e reja çojnë në nëntë numrin e të vdekurve nga virusi dhe në 108 numrin e të infektuarve.

Shpërthimi është më i madhi jashtë Lindjes së Mesme, ku MERS-i është zbuluar.

Në Korenë e Jugut, ai ka nisur të përhapet muajin e kaluar kur një shtetas i saj është infektuar gjatë një udhëtimi zyrtar në Arabinë Saudite dhe e ka sjellë atë në shtëpi.

XS
SM
MD
LG