Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Egjipt


Egjipt - foto arkivi
Egjipt - foto arkivi

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në qytetin e Egjiptit, Luxor, pranë tempullit antik, Karnak.

Mediat egjiptiane raportojnë se dy sulmues janë vrarë.

Nuk është ende e qartë nëse ka të vrarë të tjerë apo të plagosur.

Tempulli Karnak është në mesin e atraksioneve më të njohura turistike në Egjipt.

Në këtë vend ka pasur vazhdimisht dhunë prejse ushtria ka rrëzuar nga pushteti presidentin islamik, Mohammed Morsi, në korrik të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG